Shpenzimet e varrimit tani i mbulon komuna

Me këtë projekt qytetarët nuk do ta kenë më barrën e organizimit të varrimit

Përveç komunës së Prishtinës dhe disa komunave të tjera edhe Drenasi ka filluar realizimin e projektit kapital, për shpenzimet e shërbimeve të varrimit, njofton komuna e Drenasit.

“Me këtë rast, Komuna po dëshmon se është pranë qytetarit pasi që familjari i të vdekurit, përveç dhembjes dhe pikëllimit për humbjen e të afërmit të tij, ai më nuk e ka barrën e organizimit të varrimit në aspektin teknik dhe poashtu për shpenzimet e shërbimit të varrimit, sepse Komuna e Drenasit tash e tutje, arsyeshëm e ka zgjidhur këtë problem”, thuhet në një njoftim për media.

Ky projekt do të realizohet nga Bashkësia Islame e Kosovës, dega në Drenas, ndërsa do të menaxhohet nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë.

Komuna njoftontë gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit të cilët kanë raste vdekje të lajmerohën në Bashkësinë Islame në Drenas për të marrë shërbimin e varrimit. “Sipas paramasës dhe parallogarisë, i gjithë shërbimi i varrimit për një të vdekur, kushton 170 euro, shpenzime këto të cilat i mbulon të gjitha Komuna”, thuhet tutje në njoftim./21Media

Back to top button