Gjyshi ndërtoi shtëpinë e ëndrrave në maje të pemës

Gjyshi ndërtoi shtëpinë e ëndrrave në maje të pemës

Një gjysh ka bërë realitet ëndrrën e nipërve dhe mbesave të tij për të ndërtuar një shtëpi në maje të pemës.

Terry Meredith ndërtoi shtëpinë prej druri në kopshtin e pasmë të shtëpisë.

Ai shpenzoi 8000 paund për krijimin e shtëpisë 5 metra mbi tokë dhe që mban deri në 10 njerëz brenda.

Shtëpia ofron momente relaksimi dhe qetësie për familjarët. Ajo ofron pamje mbi kodrat e Welsh Hills, Cotswolds dhe Malvern Hills.

65-vjeçari fillimisht kishte planifikuar ta priste shelgun, por duke parë pamjen e tij mahnitëse u frymëzua për të krijuar një pemë për nipërit e mbesat e tij, raporton oranews.