Përfundon edicioni i VI-të i “Dea Film Fest”

Përfundon edicioni i VI-të i “Dea Film Fest”

Në Tiranë ka përfunduar edicioni i gjashtë i festivalit ndërkombëtar të filmit “Dea Open Air”. Në ceremoninë përmbyllëse të festivalit u ndanë çmimet për më të mirët në mesin e 70 konkurrentëve. Në mesin e të shpërblyerve ishin edhe filmat kosovar, ku filmi i regjisores Burbuqe Berisha “Një tregim Prishtine”  me producent, Agron Vulën ka marrë çmimin e jurisë së mediave për filmin më të mirë të metrazhit të gjatë dhe aktori Donat Qosja është shpërblyer me çmimin për aktorin më të mirë të festivalit. Ndërsa filmi “Më fal” nga regjisori Besim Ugzmajli është vlerësuar si filmi më i mirë në kategorinë e filmave të metrazhit të shkurtër./21Media