Këto shpërblime si shenjë motivimi e falënderimi

Këto shpërblime si shenjë motivimi e falënderimi

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, në një ceremoni të organizuar, ka bërë e ndarjen e shpërblimeve sportistët dhe trajnerët si shenjë motivimi e falënderimi për punën dhe suksesin e tyre, por edhe për arrijtjet e rezultateve kulminante në garat ndërkombëtare.

Me anë të një postimi në Facebook Gashi ka treguar se shpërblimet i ka ndarë për:

Xhudistjën Erza Muminoviqin, me 10,000€, për Medaljen e Bronztë në Xhudo në Lojërat Olimpike për të Rinj në kategorinë -44 kg, të mbajtur në Buenos Aires të Argjentinës.

Xhudistin Akil Gjakovën,  me 5,000€ për Medaljen e Artë në Xhudo në Kampionatin Evropian U23 të Xhudos në kategorinë -73 kg, të mbajtur në Gyor të Hungarisë.

Xhudisten Loriana Kukën, po ashtu me 5,000€, për Medaljen e Artë në Xhudo në Kampionatin Evropian U 23 të Xhudos në kategorinë -78 kg, të mbajtur në Gyor të Hungarisë.

Driton Kukën, trajnerin e Kombëtares së Kosovës në Xhudo, me 5,500€ si trajner i xhudistes Erza Muminoviq dhe me nga 2,500€ si trajner i sportistëve Akil Gjakova dhe Loriana Kuka.

Karateistin Melos Gashin, me 3,500€ për Medaljen e Argjendtë në Karate në Kampionatin Evropian për Kadet Junior dhe U 21 të Karatesë në kategorinë +70 kg, të mbajtur në Aalborg të Danimarkës. Ndërkaq trajneri i tij, Muhamet Rexhepi, shpërblehet me 1,750€.

Karateisten Albulena Gërvallën, me 2,000€ për Medaljen e Bronztë në Karate në Kampionatin Evropian për Kadet Junior dhe U 21 të Karatesë në kategorinë -55 kg, të mbajtur në Aalborg të Danimarkës. Ndërkaq trajneri i saj, Isak Curri, shpërblehet me 1,000€.

Gashi ka theksuar se vendi Kosova ka sportistë e trajnerë elitarë, të cilët janë ambasadorët e vërtetë të promovimit të shtetit tonë në të gjitha garat ndërkombëtare. /21Media