Shpërndahen fletëpalosje dhe kondomë nëpër konvikte

Informimi i të rinjve si të mbrohen nga sëmundja

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në shënimin e Ditës Botërore të AIDS-it, ka shpërndarë fletëpalosje dhe kondomë në Qendrën e Studentëve me qëllim të informimit të të rinjve për mbrojtjen nga kjo sëmundje.

Sipas njoftimit në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, u shënua Dita Botërore e AIDS-it, nën moton “Komunitetet bëjnë ndryshimin”.

Dita Ndërkombëtare e Luftës Kundër Sidës (HIV/AIDS) është njëri nga aktivitetet më të mëdha në botë, pasi miliona njerëz në mbarë botën përballën me këtë sëmundje që njihet edhe si “murtaja e bardhë” që ngadalë merr jetën e njerëzve të prekur.

Kosova është njëri nga vendet me numrin më të vogël të të prekurve nga kjo sëmundje. Gjatë vitit 2019 në Kosovë janë shënuar 6 raste me HIV/AIDS, ku prej tyre 2 kanë përfunduar me vdekje./21Media

 

Back to top button