Deputetët votojnë shpërndarjen e Kuvendit

Deputetët votojnë shpërndarjen e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës sot në një seancë të jashtëzakonshme u shpërnda me 88 vota pro, 1 kundër dhe 2 abstenime.

Tani presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pritet të caktojë edhe datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, shkruan rtv21.tv.

Në nenin 66 të Kushtetutës thuhet se zgjedhjet e rregullta për Kuvend mbahen më së voni tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit, kurse në raste të shpërndarjes së Kuvendit, jo më vonë se dyzet e pesë (45) ditë pas shpërndarjes.

Legjislatura e gjashtë, u karakterizua për mungesa të shpeshta kuorumi, kjo legjislaturë ishte konstitua më 3 gusht 2017.

Kuvendi i Kosovës para shpërndarjes sot votoi Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2018./21Media