Viktima është duke u trajtuar në spital

Viktima është duke u trajtuar në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Laç të Shqipërisë ku një vajzë 24-vjeçare ka mbetur e plagosur pasi ka shpërthyer bombola në ballkonin e shtëpisë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Laç, në banesën e shtetasit A.G.

Sipas policisë ajo është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, aktualisht 24 vjeçarja është nën kujdesin e mjekëve dhe është  jashtë rrezikut për jetën.

“Më date 03.10.2017, rreth ores 07:40 , në banesën e shtetasit A.G. në lagjen Nr.2 në Laç – Kurbin , ka shpërthyer një bombël gazi e cila ishte e vendosur në ballkonin e apartamentit.

Grupi hetimor në bashkëpunim Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia e Shqipërisë./21Media