70 të tjerë mbetën të lënduar

70 të tjerë mbetën të lënduar

Të paktën 60 persona kanë vdekur dhe 70 të tjerë janë lënduar në një shpërthim të cisternave të karburantit në Tanzani.

Fotografitë e postuara në internet tregojnë mbetje të shpërndara në një zonë të gjerë dhe trupa të shtrirë në tokë, transmeton rtv21.tv.

Policia tha se njerëzit po përpiqeshin të rikuperonin karburantin nga automjeti, i cili ishte përmbysur në një rrugë pak kohë më parë, kur ndodhi shpërthimi.

Incidenti ndodhi në rajonin Morogoro, rreth 200 km në perëndim të qytetit portual Dar es Salaam.

Qyteti i Morogoro është në një rrugë të madhe për transportimin e ngarkesave dhe karburanteve nga porti, i cili është kryeqyteti tregtar i vendit.

Muajin e kaluar të paktën 45 njerëz humbën jetën kur një kamion i karburantit shpërtheu në shtetin verior Benue të Nigerisë. Gati 80 njerëz vdiqën në maj në një incident të ngjashëm pranë aeroportit të kryeqytetit të Nigerisë Niamey./21Media