Shpërthen çmimi i naftës

Çmimi gjatë tregtimit ka kaluar edhe mbi 70 dollarë

Çmimet e naftës kanë arritur maksimumin trevjeçar prej rreth 70 dollarë për barel, pasi ka shenja për reduktimin e prodhimit nga ana e Rusisë dhe OPEC-ut.

Nafta e tipit brent tregtohet me çmim prej 69,69 dollarë për barel, ndërsa çmimi gjatë tregtimit ka kaluar për një moment edhe mbi 70 dollarë.

Herën e fundit kur ky çmim ka qenë në fuqi ishte në vitin 2014. Banka Amerika sot ka ngritur prognozën e çmimit të naftës brent në 64 dollarë, duke parashikuar se deficiti do të jetë 430 mijë barelë naftë në ditë gjatë vitit.

Back to top button