Shpërthen gypi në Hajvali, këto vende mbesin pa ujë

1 min read

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. sonte ka informuar se ka shpërthyer një gyp i ujit në fshatin Hajvali, me ç’rast pa ujë do të mbesin disa vende.

“Mbesin pa furnizim me ujë: Hajvalia, Veterniku, Çagllavica, lagjja Nic, lagjja Qershia dhe lagjja Qëndresa”, është bërë e ditur në njoftim.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. ka shtuar se janë duke u marrë me rastin, por “kushtet atmosferike e bëjnë të pamundurën të intervenohet sonte”./21Media