Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:10

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:10

Policia ka njoftuar se dje në rrugën “Dëshmorët Dervishaj” në Istog, janë lënduar dy persona si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.

“Dy viktima meshkuj K/Shqiptarë janë dërguar në spitalin e Pejës për trajtim mjekësor pasi që të njëjtit derisa ishin duke punuar në një lokal nga shpërthimi i një bombole gazi kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vend ngjarje kanë dal njësite përkatës edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin.

Sipas policisë së Kosovës rasti është duke u hetuar./21Media