Nuk ka të lënduar

Nuk ka të lënduar

Qytetarët e Istogut u zgjuan nga shpërthimi i një granate të dielën rreth orës 00:35.

“Dy ankuesit meshkuj K-Shqiptarë kanë njoftuar se ka shpërthyer një mjet eksplodues”, ka bërë të ditur policia.

Nga ky shpërthim përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse, ku dyshohet se ka shpërthyer një granatë dore.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Nuk raportohet për të arrestuar./21Media