Kjo gjë po ia bën nervat “Sofisë”

Kjo gjë po ia bën nervat “Sofisë”

Aktori i njohur Adnan Blaku, i cili është i popullarizuar me rolin e “Sofisë”, në shown Odeon, si duket është revoltuar me anglishtfolësit shqiptarë, posaqërisht ata të cilët bëjnë statuse më rrjetet sociale në gjuhën angleze, shkruan rtv21.tv

Adnani ka shkruar se statuse të tilla bëhen edhe në ato raste kur urohet ditëlindja e nënës së moshuar, sipas tij nëse bëhet një status i tillë nuk do të thotë që nëna do të jetojë më gjatë apo do të gëzojë privilegje tjera.

“Tani jo Adnani nervoz. Qare s’ki e shef nje status englisht tu ja uru nenes datelindjen e 70-te,
Edhe mendon:
A mos jeton nene me gjate me ja uru me gjuhe te huj Jo..

A ndoshta i rritet penzioni Jo

A ndoshta i stabilizohet tensioni gjakut Jo

A ndoshta se sos dielli n’deti Jo

….. (dilni rrim)”, ka shkruar Adnani.

Po ashtu ai ka marrë edhe komente të fansave të cilët e kanë përkrahur mendimin e tij.

Kujtojmë se “Odeon Show”,  shfaqet çdo të shtunë në RTV21. /21Media