Shpërthim bombe pranë një televizioni

Shperthimi shkaktoi dëme të mëdha mateiale

Një bombë shpërtheu këtë mëngjes në ambientet e jashtme të televizioni privat grek Skai, pranë Athinës në Greqi, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, por jo viktima në njerëz.

Shpërthimi ndodhi pas orës 02:00 në një zonë bregdetare pranë kryeqytetit, e cila u parapri nga një thirrje telefonike anonime që paralajmëroi për të evakuar ndërtesën.

Ende nuk ka pasur një prononcim për autorët, por edhe në të kaluarën grupe të armatosura të ekstremit të majtë dhe anarkistë kanë shënjestruar zyrat e medias.

“Ky ishte një sulm ndaj demokracisë dhe për fat të mirë nuk ka pasur lëndime “, tha ministrja për Rendin Publike, Olga Jerovasili duke shpjeguar se episodi është nën hetimin e njësive anti-terroriste.

Back to top button