Shpërthimi ka ndodhur në një fabrikë të kompanisë Multifabs

Shpërthimi ka ndodhur në një fabrikë të kompanisë Multifabs

Një shpërthim që ka ndodhur sot në afërsi të kryeqytetit të Bangladeshit, Daka, ka shkaktuar vdekjen e dhjetë personave dhe shumë të tjerë janë plagosur, njoftuan autoritetet vendore.

Shpërthimi ka ndodhur në një fabrikë të kompanisë Multifabs. Autoritetet njoftuan se shkak i shpërthimit ishte një bojler, transmeton Reuters.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar edhe dëme materiale në afërsi të ndërtesës tri kate të kompanisë, e cila ka nisur operimin në vitin 1992 dhe ka pasur 70 milionë dollarë eksporte vitin e kaluar.

Blerësit më të mëdhenj të Multifabs janë zinxhiri i modës Lindex, i cili është pjesë e kompanisë finlandeze Stockmann, zinxhiri gjerman i super-marketit Aldi dhe Rexholm nga Danimarka, thanë zyrtarët.