Të lënduarit ndodhen në spital

Të lënduarit ndodhen në spital

Në lagjen Dedinje të Beogradit, mëngjesin e sotëm rreth orës 11:00 ndodhi një shpërthim në autobus, me ç’rast pesë udhëtarë u lënduan.

Në vendin e aksidentit ndodhen ekipe të urgjencës. Pesë të lënduarit menjëherë janë dërguar në spital dhe vijon diagnostikimi.

Disa nga mediat lokale publikojnë se mes të lënduarve është edhe një foshnje.

Shkak për fatkeqësinë është shpërthimi i bombolës së kompresimit të ajrit, ndërsa nga zhurma e fuqishme u thye edhe xhami anësor i pjesës së prapme të autobusit, raporton TV21./21Media