I lënduar ka mbetur 34-vjeçari me inicialet G.H

I lënduar ka mbetur 34-vjeçari me inicialet G.H

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një dyqan celularës në rrugën “Qamil Guranjaku” në Tiranë.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10 e 40 minuta të paradites së kësaj të hëne në afërsi të Institutit të Higjienës.

Nga shpërthimi ka mbetur i lënduar 34-vjeçari me inicialet G.H., pronari i dyqanit, si dhe janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa 34-vjeçari është shoqëruar menjëherë në drejtim të spitalit.

Sipas policisë, shkaqet e shpërthimit mbeten për t’u qartësuar, por paraprakisht flitet për një ngjarje aksidentale.

Policia njofton se i plagosuri ka qenë duke punuar në dyqanin e tij me derën e jashtme të mbyllur në momentin që ka ndodhur shpërthimi.