Shpërthim në një fabrikë të fishekzjarrëve në Indi

Vdesin së paku 25 persona

Së paku 25 persona kanë vdekur si pasojë e shpërthimit në një fabrikë të fishekzjarrëve në pjesët qendrore të Indisë, kanë njoftuar sot zyrtarë, transmeton rtv21.tv

Numri i të vdekurve u rrit, pasi që gjatë natës vdiqën edhe pesë punëtorë tjerë, si pasojë e plagëve të marra. Pjesëtarët e shërbimit për situata emergjente më herët kishin gjetur kufomat e karbonizuara të 20 punëtorëve. Dhjetë punëtorë tjerë kanë pësuar lëndime, tre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Zyrtarët lokalë theksuan se ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit./21Media

Back to top button