Gjashtë persona të lënduar, një nga ta është i lënduar rëndë

Gjashtë persona të lënduar, një nga ta është i lënduar rëndë

Flakët përfshinë mbrëmjen e sotme një pikë të karburanteve në autostradën Lezhë-Laç. Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të Shënkollit, ku janë dëgjuar dy shpërthime të mëdha dhe pika e furnizimit me karburant është përfshirë nga zjarri.

Mediat shqiptare raportojnë se zjarrfikësit kanë vënë nën kontroll zjarrin te karburanti dhe është shmangur plotësisht rreziku i përfshirjes nga flakët i depozitave të karburantit.

Nga shpërthimi i bombolës së gazit në karburant janë lënduar 6 persona. Njëri prej tyre po transportohet për në Tiranë në repartin e djegies. Pesë të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Zjarrfikësit po punojnë për eliminimin e plotë të zjarrit, ndërsa shërbimet e policisë kanë vendosur perimetër sigurie dhe kanë larguar të gjithë njerëzit përreth.