Viktimat jashtë rrezikut për jetë

Viktimat jashtë rrezikut për jetë

Të paktën nëntë persona u lënduan sot pas një shpërthimi në një supermarket në jug të Austrisë.

Zjarri shpërtheu në supermarketin “St. Jodok am Brener” që ndodhet midis Innsbruck dhe kufirit italian.

Shërbimi lokal i shpëtimit tha se të lënduarit janë në gjendje jashtë rrezikut për jetë.

Shpërthimi ndodhi për shkak të shpërthimit të gypit të gazit. Sipas raporteve të para, një punëtor thuhet se ka shpuar një tubacion gazi.

Puna e zjarrfikësve po vazhdon akoma./21Media