Shpërthim në Ramanli, tre fëmijë humbin jetën

Gjashtë persona mbetën të lënduar

Nga shpërthimi i bombolës së gazit në fshatin Ramanli në Maqedoninë Veriore për të cilën më herët njoftoi 360 shkallë jetën e kanë humbur tre fëmijë, kurse gjashtë të tjerë janë dërguar në klinikën e Kumanovës, përcjell TV21.

Sipas informacioneve fillestare në teren shpërthimi ka ndodhur në orën 10:00. Në kohën e shpërthimit numër i madh i anëtarëve të familjes kanë qenë nëdhomën ditore (dhomën e ndejës), ku ka qenë edhe bombola e gazit. Sipas informacioneve jo zyrtare të TV21, familja bombolën e ka shfrytëzuar për tu ngrohur.

“Shkaku i zjarrit është shpërthimi i bombolës së gazit. Familjarët dhe të afërmit i kanë larguar të lënduarit, pas çka një orë më vonë ne e shuam zjarrin”, thonë nga njësiti i zjarrfikësve.

Nga MPB thonë se sot rreth orës 10:00 në fshatin Ramanli të Kumanovës, pas shpërthimit të bombolës së gazit është shkaktuar zjarr në shtëpinë e SH.A, shpërthim ky nga i cili jetën e kanë humbur tre persona./21Media

Back to top button