Shpërthim në Turqi 1 i vdekur

Së paku një person ka mbetur i vdekur dhe 4 të lënduar në qytetin Dijarbakir të Turqisë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në qytetin Dijarbakir, në juglindje të Turqisë dhe sipas informatave të para janë është vrarë së paku një person dhe janë lënduar katër të tjerë.

Agjencia private e lajmeve, DHA, njoftoi se ekipet e policisë dhe të ndihmës së shpejtë janë dërguar menjëherë në vendin e ngjarjes, shkruan rtv21.tv

Sipas medieve turke, shpërthimi ndodhi në një uzinë për riparimin e tankeve, në një nga ndërtesat e Drejtorisë për siguri.
Shpërthimi ndodhi në lagjen qendrore Baglar në Dijarbakir, qytet ky me popullatë shumicë kurdë, ku në nëntor të vitit të kaluar u ndërmor një sulm me autobombë nga pjesëtarët e Partisë Punëtore të Kurdistanit, me ç’rast u plagosën me dhjetëra persona.

Dijarbakiri është qyteti më i madh në juglindje të Turqisë dhe qendër e kryengritjes së Partisë Punëtore të Kurdistanit, organizatë kjo e cila ka tashmë mbi tri dekada që po lufton kundër Turqisë, me qëllim të realizimit të kërkesës së saj për një autonomi më të gjerë për kurdët në Turqi.

Back to top button