Turneu u mbajt në vikend

Turneu u mbajt në vikend

Shpëtim Bajoku është zgjedhur boksieri më i mirë i turneut të 21-të ndërkombëtar të boksit “Adem Jashari”, të mbajtur të shtunën dhe të dielën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

I pranishëm në duelet finale ishte edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani dhe anëtari i Bordit Ekzekutiv, Ramadan Selimi, të cilët ndanë trofeun e çiftit më luftarak, Patriot Behrami – Jozef Rrasi.

Në turne morën pjesë tetë shtete. Boksierët tanë treguan performancë të mirë dhe krahas Bajokut, vendin e parë e zunë edhe: Leotrim Rexhepi, zuri vendin e parë në 56 kilogramë. Besfort Merlaku (60 kg) dhe Patriot Behrami (69 kg). Rexhepi u shpall edhe boksieri më i mirë vendor.