Shpëtohen 2300 emigrantë në brigjet e Libisë

Emigrantët po lundronin me 22 barka dhe gomone

Rreth 2300 emigrantë u shpëtuan sot në brigjet e Libisë deri sa po lundronin me 22 barka dhe gomone, njoftuan rojat bregdetare italiane që koordinojnë aksionet e shpëtimit në këtë zonë.

Emigrantët, të cilët ndodheshin në bordin e 10 varkave dhe 12 gomoneve, u shpëtuan nga anijet e rojave bregdetare, anijet ushtarake dhe anijet humanitare mbështetur nga OJQ-të.

“Që prej fillimit të vitit, Italia ka regjistruar mbërritjen e më shumë se 47000 emigrantëve në brigjet e saj, një rritje më shumë se 30 për qind në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, sipas një bilanci të Ministrisë së Brendshme që nuk përfshin emigrantët e shpëtuar sot.

Të paktën 1229 persona kanë humbur jetën këtë vit në brigjet e Libisë, njoftoi Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (OIM).

 

Back to top button