Lajm i mirë në datëlindjen e Kosovës

Lajm i mirë në datëlindjen e Kosovës

Filmi i metrazhit të gjatë, “Shpia e Agës” me skenar dhe regji nga Lendita Zeqiraj, së fundmi fitoi katër çmime në Egjipt. Lajmin e bëri të ditur sonte aktorja e njohur, Shengyl Ismaili.

“Super lajm,pikerisht ne 12 vjetorin e lirise se Kosoves Nje film qe trajton dhimbjet e Kosoves…”SHPIA E AGES” fiton 4 çmime ne Egjipt”, shkroi aktorja Ismaili në facebook.

Filmi përcjell Agën (Arti Lokajn) 9 vjeçar, i rritur me nënën e tij në një shtëpi jashtë qytetit. Ai mëson serbisht nga Zdenka, një grua e nacionalitetit tjetër, në mënyrë që ta gjejë babain e tij, për të cilin mendon se është në burg në Serbi.

Producent i filmit është Bujar Kabashi, ndërsa luajnë: Arti Lokaj, Rozafa Çelaj, Adriana Matoshi, Shengyl Ismaili, Melihate Qena, Basri Lushtaku, Rebeka Qena, Molikë Maxhuni, Egla Ceno etj.

Filmi “Shpia e Agës” është bashkë-prodhim në mes Kosovës, Kroacisë, Francës dhe Shqipërisë me shtëpitë prodhuese: N’ART FILMS mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, bashkëprodhuesit “WOOF FILMS” nga Kroacia, “Sacrebleu productions” nga Franca; si dhe “Ska-Ndal Productions” dhe “SY13 Films” nga Shqipëria, mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë./21Media