Publikohet bashkëpunimi i Anxhelës me këngëtarin e njohur

Publikohet bashkëpunimi i Anxhelës me këngëtarin e njohur

Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri e ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

“Shpirt i bukur” mban titullin kënga  më e re e këngëtares, të cilën e ka shoqëruar me videoklip, pjesë e të cilit  është këngëtari i njohur, Stine.

Për tesktin e këngës është kujdesur vetë ajo së bashku me Stinen.

Ndërkohë, projekti paraprak i këngëtares titullohet “Muza ime” të cilin e solli në bashkëpunim me Mateus Frroku në muajin mars. Kjo këngë deri tani në Youtube ka mbledhur mbi 3 milion klikime. /21Media