"Një ditë pa qeshur, është një ditë e çuar dëm"

“Një ditë pa qeshur, është një ditë e çuar dëm”

Edhe ata që nuk janë rritur me Charlie Chaplin dhe filmat e tij, e njohin endacakun.

Charles Spencer Chaplin kishte lindur më 16 prill 1889 në Londër, kurse kishte vdekur më 25 dhjetor, 1977 në  Zvicër, ai  ishte një regjisor, kompozitor dhe aktor komik i famshëm.

Ai e nisi karrierën e tij në moshën 23 vjeçare gjegjësisht në vitin 1916. Rrjedhte nga një familje e varfër, por me anë të talentit të tij arriti të fitojë milionat në Hollywood. /21Media 

1. Në fund, çdo gjë është një shaka 

2. Unë jam për njerëzit. Nuk kam ç’i bëj

3. Ne mendojmë shumë dhe ndjejmë pak

4. Imagjinata nuk është asgjë, pa veprimin 

5. Një ditë pa qeshur, është një ditë e çuar dëm

6. Jam në paqe me Zotin. Konflikti im është me njeriun

7. Më mirë të vdesim, se sa të vazhdojmë të jetojmë kështu 

8. Asgjë nuk është e përhershme në këtë botë të ligë – as edhe telashet

9. Një prej ironive të jetës është që të bësh gjënë e gabuar, në momentin e duhur

10. Që të qeshësh me të vërtetë, duhet ta marrësh dhimbjen tënde, dhe të luash me të 

11. Më pëlqen gjithmonë që të eci në shi, kështu askush nuk do të më shohë duke qarë

12. Një lavir, një xhentëllmen, një poet, një ëndërrimtar, një vetmitar, gjithmonë shpresojnë për romancë dhe për aventurë

13. Dhimbja ime mund të jetë arsyeja për të qeshurën e dikujt. Por e qeshura ime nuk duhet të jetë kurrë arsyeja për dhimbjen e dikujt.