“Midis Amerike prapë je shqipja jem”

“Midis Amerike prapë je shqipja jem”

Dy ditë pasi këngëtari Sabri Fejzullahu u dekorua Medalje të Meritave nga Presidenti i Kosovës, ka publikuar një këngë me të cilën i këndon bashkimit kombëtar, Prishtinës e Tiranës.

Kënga e cila është ritmike vjen titullohet “Shqipe” dhe vjen me tekst dhe muzikë nga Kreshnik Avdiu. Videoklipi është i realizuar në sheshet e Prishtinës nga Mproduction.

Projekti i paraprak muzikor i Sabri Fejzullahut është “Dashni” në bashkëpunim me Morena Tarakun. Kënga është publikuar në muajin dhjetor dhe deri më tani numëron mbi 1 milion klikime në kanalin Youtube./21Media