Humbin jetën një vajzë 11 vjeçare dhe një polic

Humbin jetën një vajzë 11 vjeçare dhe një polic

Reshjet që nisën gjatë natës së kaluar kanë shkaktuar dy aksidente me vdekje. Në aksin Cerrik – Papër në Shqipëri ka humbur jetën një vajzë 11 vjeçe, ndërsa në aksin Lezhë – Shkodër, ka humbur jetën një punonjës policie, Lek Nikolli.

Për rastin e të miturës, Policia e Elbasanit njoftoi se në fshatin Valas ka dalë nga rruga mjeti tip ” Ford” veturë me targa  AA 503 KN që drejtohej nga shtetasi A.H., 54 vjeç banues në Sarandë.

Si  pasojë ka gjetur vdekjen shtetasja M.Sh., 11 vjeçe banuese  në  Korçë  e  cila ka qenë  pasagjere në mjet.

Shërbimet  e  policisë  ndodhen  në  vendngjarje  dhe  po  kryejnë veprimet  hetimore dhe procedurale./21Media