Kryeministri Rama tha se reforma në drejtësi është thelbi i zhvillimit europian

Kryeministri Rama tha se reforma në drejtësi është thelbi i zhvillimit europian

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PS, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se reforma në drejtësi është thelbi i zhvillimit europian të vendit.

“Shqipëri evropiane pa drejtësi evropiane nuk mund të ketë. Edhe Shqipëri evropiane me kërcënime për dhunë nuk mund të ketë”, ka thënë Rama.

Më tej kreu i PS ka përsëritur qëndrimin sa i takon kërkesës së PD për një qeveri teknike. “Unë e konsideroj qeverinë përgjegjësi dhe jo privilegje që i ke dhe nga të cilat heq dorë”, ka thënë Rama.