“Sistemi është rrënuar për shkak të kapjes së shtetit dhe çdo segmenti"

“Sistemi është rrënuar për shkak të kapjes së shtetit dhe çdo segmenti”

Opozita shqiptare ka bllokuar në 12 qarqe akset kryesore të rrugëve në vend, në shenjë protestë duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, si personi përgjegjës për bashkëpunimin me krimin në blerjen e votës.

Në një prononcim për mediat, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se nuk dëshironte përshkallëzimin e protestës, por reflektimin e PS-së.

“Sistemi është rrënuar për shkak të kapjes së shtetit dhe çdo segmenti. Një demokraci pa liri, është autokraci, diktaturë. Do dëshiroja mos kishte përshkallëzim, të shikoja një reagim nga PS, për t’i kthyer vlerat, e për ta kthyer në shinat kushtetuese, në atë kornizë të socialdemokracisë. Përshkallëzimi nuk është mirë as për PS, as për qeverinë, por mbi të gjithë nuk është mirë për shqiptarët. Mosbindja civile dhe përshkallëzimi nuk ka filluar akoma. Jemi në atë shkallë për të thënë se shqiptarët janë të gatshëm për t’i dhënë fund këtij gjenocidi heshtës. Ajo që është e rëndësishme është që opozita nuk ka qëllim pushtimin e godinave dhe rrugëve, ka qëllim të pushtojë mendjet dhe zemrat e shqiptarëve”, tha ajo./OraNews/