Mot i qëndrueshëm

Mot i qëndrueshëm

Dita e sotme pritet të jetë e qëndrueshme dhe pa reshje shiu.

Sipas Qendrës Kombëtare për parashikimin dhe monitorimin e rreziqeve natyrore, temperatura minimale për ditën e sotme në zonat e ulëta do të jetë 11 gradë ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 22 gradë celsius.

Në bregdet temperatura minimale shkon 12 gradë dhe më e lartë 23 °C. Ndërsa në zonat malore temperatura varion nga 6 gradë me e ulëta në 18 gradë më e larta.

Ndërsa era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare./oranews