Më 31 maj protesta tjetër

Më 31 maj protesta tjetër

Mbyllet pas dy orësh protesta e opozitës. Ndryshe nga 5 protestat e tjera, e sotmja ishte më paqësore dhe nuk shënoi incidente vetëm disa hedhje shashkash dhe djegie të dy kutive te kartonit para kuvendit.

“Rama ik!” Pas qëndrimit për një orë para kryeministrisë, protestuesit marshuan drejt kuvendit ku qëndruan deri rreth orës 21:30 për t’u zhvendosur më pas drejt selisë së PD-së.

Pas mbledhjes që Basha zhvilloi me ish-deputetët dhe kryesinë vendosi që protesta e radhës do të jetë ditën e premte, në 31 maj, ditë kur nis edhe fushata elektorale.

Ndërkohë, para se të niste protesta ndërkombëtarët bënë apel për një protestë paqësore./oranews