Protesta e opozitës në Shqipëri

Protesta e opozitës në Shqipëri

Ka nisur grumbullimi para kryeministrisë. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha pritet të dalë nga selia rreth orës 19:30. Ndërkohë kanë mbërritur në Tiranë dhe mbështetës të opozitës.

SHBA, delegacioni i BE-së dhe ambasadat e shteteve anëtare të BE-së dhe OSBE kanë bërë thirrje që protesta të jetë paqësore dhe jo e dhunshme. Një apel është drejtuar edhe nga presidenti Meta i cili nënvizon vetëpërmbajtje.

Vetë kryeministri Rama publikoi letrën e IV publike drejtuar kryetarit të PD-së ku e fton për dialog duke i kujtuar se është ai që mund të humbasë politikisht dhe shton se duhet ta harrojë dorëheqjen e tij. Mbi 1500 forca policie jane ne gadishmeri dhe po ruajne institucionet ndërkohë nga organizatorët e protestës është njoftuar se protesta do të zgjasë nga ora 19:00 deri në mesnatë dhe ajo do te jetë një protestë marshim në të gjitha rrugët e kryeqytetit./oranews