Rama: Të parët në shtëpitë e reja do të vendosen familjet e viktimave të tërmetit

Rama: Të parët në shtëpitë e reja do të vendosen familjet e viktimave të tërmetit

Në Shqipëri katër ditë pas tronditjes nga tërmeti më i fortë i dekadave të fundit, përfundoi operacioni i kërkim- shpëtimit nën rrënoja.

Dhembja për humbjen e jetëve mbetet, por tani shtrohet domosdoshmëria për sigurimin e strehimit për të mbijetuarit e tërmetit.

Kryeministri Edi Rama tha në mbledhjen e Qeverisë se të parët që do të vendosen në shtëpitë e reja do të jenë familjet e viktimave të tërmetit.