Protesta para Kuvendit, hidhen shashka dhe fishekzjarre

Protesta para Kuvendit, hidhen shashka dhe fishekzjarre

Vijon të jetë e tensionuar situata para Kuvendit. Hidhen shashka dhe fishekzjarre drejt oborrit të Kuvendit, ndërkohë policia kundërpërgjigjet me ujë dhe gaz lotsjellës. Raportohen për protestues dhe policë të plagosur.

Ministri i Brendshëm raporton për 7 policë të plagosur. Përmes një postimi në twitter Lleshaj shkruan:”Ka mbërritur në 7 numri i policëve të plagosur nga sulmi i militantëve të Lulzim Bashës. Për këtë do të ketë përgjegjësi përpara ligjit.”/oranews