Në një kohë kur Shqipëria është sy e veshë ndaj çdo zhvillimi të fundit të aktivitetit sizmik në vend, toka vazhdon ende të dridhet

Në një kohë kur Shqipëria është sy e veshë ndaj çdo zhvillimi të fundit të aktivitetit sizmik në vend, toka vazhdon ende të dridhet

Nisur nga të dhënat e Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti i fundit është regjistruar në Tiranë, i shkallës 4 ballë me epiqendër 9 km në veri të Durrësit, ndërsa thellësia 40 km.

Vetëm në orët e mëngjesit të sotëm janë regjistruar disa lëkundje të forta, të cilat kanë shkaktuar sërish panik dhe tmerr te qytetarët.

Lëkundjet kanë qenë me magnitudë 2.9 ballë, në orën 07:19, 3.2 ballë në orën 08:25, ndërsa dy të tjerë kanë rënë njëri pas tjetrit në orën 09:05 me magnitudë 3.6 ballë dhe 09:09 3.4 ballë të shkallës Rihter.

Lëkundja më e fuqishme është shënuar pasditen e djeshme, rreth orës 16:05, me magnitudë 5.8 ballë.

Ndryshe, pas deklaratës së ministres së Arsimit, Besa Shahini, e cila bëri me dijeni se shkollat 9-vjeçare e të mesme në Tiranë, Durrës dhe Elbasan nuk do të zhvillojnë mësim ditën e hënë, është marrë vendimi që po kështu të jenë pushim edhe kopshtet dhe çerdhet e qarqeve në fjalë.

Ishte ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ajo që sonte bëri me dijeni vendimin në fjalë.

Krahas fëmijëve dhe nxënësve, pushim do të jenë edhe prindërve që punojnë në administratën shtetërore, të gjithë ata që kanë fëmijë në kopshte, çerdhe apo shkolla 9-vjeçare.