Vazhojnë kontrollat

Vazhojnë kontrollat

Mediat italiane kanë përcjellë lajmin se në Shqipëri deri më tani nuk është verifikuar asnjë person i prekur nga koronavirus.

Drejtori i zyrës së OBSH-së në Tiranë, Raul Gonzales ka sqaruar se me studime të thelluara po përpiqen të kuptojnë motivin e këtij fakti.

Sipas tij, në Shqipëri po kryhen kontrolle të vazhdueshme e ndër personat e dyshuar të gjithë kanë rezultuar negativë nga virusi.

Sidoqoftë , kontrollet vazhdojnë jo vetëm për ata që hyjnë rregullisht në Shqipëri, por edhe kundër emigrantëve të paligjshëm.

Ndërsa Ministria e Shëndetësisë vazhdon t’u rekomandojë të gjitha bashkive kontrollin, si dhe masa për higjienën sepse kjo konsiderohet masa e parë për të luftuar virusin./oranews