Ndeshja përfundoi me rezultat 2-2

Ndeshja përfundoi me rezultat 2-2

Shqipëria nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë kundër Andorrës në “Elbasan Arena”, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Golin e parë e shënoi Balaj në minutën e gjashtë, ndërsa në minutën e 18-të Martinez barazoi rezultatin, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë mysafirët shënuan të parët përmes Martinez i cili dyfishoi rezultatin në minutën e 48-të, ndërsa në minutën e 55-të Manaj barazoi shifrat, rezultat me të cilët përfundoi ndeshja.

Shqipëria është në vendin e katër me 13 pikë, tri me pak se Islanda që renditët në vendin e tretë. Lideri i grupit është Franca me 22 pikë.