Shqipëria dhe Turqia forcojnë bashkëpunimin në sistemin bankar

Shqipëria dhe Turqia synojnë të forcojnë bashkëpunimin midis dy vendeve, në fushën bankare

Me ftesë të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, do të zhvillojë të hënën një vizitë zyrtare në Bankën e Shqipërisë në Tiranë guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë  Murat Çetinkaya.

Në një njoftim për shtyp BSH-ja bën të ditur se, gjatë kësaj vizite, guvernatorët Sejko dhe Çetinkaya do të nënshkruajnë në selinë e BSH-së, një memorandum bashkëpunimi midis dy bankave qendrore, me qëllim forcimin bankar mes dy vendeve.

Back to top button