​Reja nuk e nisi mirë

​Reja nuk e nisi mirë

Sapo përfundoi ndeshja mes Islandës dhe Shqipërisë, në të cilën Shqipëria pësoi humbje.

Vendasit arritën të shënonin fitore me golin e vetëm të shënuar në minutën e 22-të, me anë të Johann Gudmundsson, i cili shënoi  pas një solo-aksioni.

Më pas Shqipëria u mundua të bënte diçka më shumë duke krijuar disa raste të mira shënimi, mirëpo asesi nuk arriti të shënojë të paktën golin e barazimit.

Në këtë mënyrë trajneri i kombëtares Shqiptare, Eduardo Reja e nis me humbjen aventurën tek Shqipëria.

Me këtë humbje Shqipëria mbetet në pozitën e katërt me 3 pikë të grumbulluara pas dy ndeshjeve, ndërsa Islanda me dy fitore ka grumbulluar 6 pikë dhe renditet në pozitën e tretë.