Do të luhet në Itali

Do të luhet në Itali

Pas urimeve të djemve kuqezinj dhe trajnerit Edy Reja për festat e fundvitit, ka ardhur edhe zyrtarizimi i miqësores së parë të vitit 2020.

Ka qenë FSHF-ja, që përmes faqes së vet zyrtare në Internet ka konfirmuar ballafaqimin me Slloveninë më 30 mars.

Një ndeshje testuese, që do të luhet në Itali, pikërisht në stadiumin e klubit të Series A, Udinese.

“Skuadra kombëtare e futbollit, e drejtuar nga trajneri Edoardo Reja, do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Slloveninë, në datën 30 mars 2020. Federata Shqiptare e Futbollit është dakordësuar me homologët e Sllovenisë, që sfida të zhvillohet në fushë neutrale. Kjo miqësore do të zhvillohet në Itali, pikërisht në stadiumin e Udinese, “Dacia Arena”, ora 20:45. Detajet e biletave dhe pikave të shitjes për të gjithë sportdashësit kuqezinj do të komunikohen në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e FSHF.