Shqipëria merr drejtimin e OSBE-së

Prioritet që Shqipëria ka gjatë kryesimit

Nga sot Shqipëria merr drejtimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Vendimi u publikua në faqen zyrtare, ndërsa renditet prioritet që Shqipëria ka gjatë kryesimit të këtij institucioni. Respektimi i të drejtave të njeriut, parandalimin e përshkallëzimeve të konflikteve, si dhe përqendrimi për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, janë objektivat e Shqipërisë gjatë kryesimit të OSBE-së, e kjo citohet edhe nga kryeministri Edi Rama.

Marrja në detyrë e Kryesimit të OSBE-së është një moment me të vërtetë historik për Shqipërinë: nga një vend nën një regjim mizor komunist që kundërshtoi frymën e Helsinkit, ne jemi bërë një vend i nderuar për të udhëhequr këtë organizatë. Kryesia e OSBE-së shënon pikën kryesore të transformimit tonë domethënës”, thuhet në njoftim.

Në artikullin e publikuar në faqen zyrtare thuhet se Shqipëria prioritet ka përpjekjet për zgjidhjen e konflikteve, kryesisht duke ju referuar Ukrainës.

OSBE-ja ka dëshmuar të jetë një organizatë që jo vetëm që mund të vendoset shpejt në zonat e konfliktit, por ndonjëherë, mund ta bëjë këtë aty ku askush tjetër nuk mundet“, thuhet tutje aty.

Gjithashtu OSBE në njoftimin për marrjen e kryesisë nga Shqipëria dhe duke ju referuar kryeministrit Edi Rama, thotë se korrupsioni ka gërryer themelet e demokracive duke ndikuar negativisht në prosperitetin dhe sigurinë e rajonit.

Duke u bazuar në vrullin e krijuar nga karriget e mëparshme, ne do të forcojmë punën e OSBE-së në luftën kundër korrupsionit dhe promovimin e qeverisjes së mirë”, thuhet në njoftim.

Shqipëria do të paraqesë përparësitë në krye të këtij institucioni para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, më 9 janar në Vjenë.

Back to top button