Shqipëria merr zyrtarisht Kryesimin e OSBE

Cakaj thotë se ky kshtë suksesi më i madh në historinë e diplomacisë shqiptare

Sllovakia i ka dorëzuar zyrtarisht Kryesinë e OSBE-së Shqipërisë, sot në Këshillin e Përhershëm.

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka thënë se ky moment shënon suksesin e madh në historinë e diplomacisë shumëpalëshe të Shqipërisë pas anëtarësimit në NATO.
“Shqipëria gëzon kapacitetet e plota për të adresuar prioritetet e Kryesisë së saj në mënyrë efektive dhe për të kryer detyrimet ndaj vendeve pjesëmarrëse në mënyrë të përgjegjshme.”, ka shkruar Cakaj në Facebook

Për një vit me radhë, Shqipëria do të jetë kryesuese e organizatës më të madhe të sigurisë në botë, duke mbuluar gjithë hapësirën nga Vankuveri në Vladivostok!/21Media

Back to top button