Fondi i mbledhur deri tani kap shifrën rreth 1 miliard euro

Fondi i mbledhur deri tani kap shifrën rreth 1 miliard euro

Shqipëria solidarizohet me Francën, duke u bërë ndër kontributorët e parë financiarë për rindërtimin e katedrales së Notre Dame.

Qeveria shqiptare ka miratuar një fond prej 100 mijë euro.

Fondi i mbledhur deri më tani kap shifrën rreth 1 miliard euro. Vetëm në harkun e 24 orëve u mblodhën 700 milion euro.

Franca synon që ta rindërtojë brenda pesë viteve katedralen e Notre-Dame të shkatërruar nga zjarri dy ditë më parë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha të martën se Monumenti Historik duhet të jetë gati për Lojërat Olimipike, që vendi organizon në vitin 2024, megjithëse ekspertët druhen se restaurimi mund të zgjatë me dekada, raporton oranews.