Shqipëria në krye të OSBE, Rama e quan hap historik

Lufta kundër trafikimit të qënieve njerëzore prioritet i OSBE-së

Shqipëria merr stafetën e drejtimit e OSBE-së. Duke folur në Ministerialin e OSBE-së në Bratislavë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama parashtroi objektivat e Presidencës së Shqipërisë në drejtimin e kësaj organizate, teksa nënvizoi se ky është një hap historik.

“Ne kemi marrë vendim përsa i përket të ardhmes së vendit tonë sesi e shohim të ardhmen në vitet e ardhshme, shpresoj te iniciativa jonë me partnerët për të vijuar bashkëpunimin. Ka shumë vendime kyçe me të cilat ne nuk kemi marrëveshje të qëndrueshme. Ka në fakt shumë cështje që kanë të bëjnë jo vetëm me termat e politikës, por edhe sigurisë. Shohim edhe në këtë treyzë ka qasje të ndryshme. Do të bëjmë të pamundurën për të parë përpara. Ky është një moment historik dhe inspirim për vendin tonë. Kjo lidhet me marrëdhëniet e mira me anëtarët dhe mikpritje që karakterizon Shqipërinë.Edhe një tjetër element i rëndësishëm i Shqipërisë është harmonia fetare. Marrja e Presidencës, është një hap i jashtëzakonshëm”, tha Rama.

Rama tha se fokusi do të mbetet te implementimi bashkarisht i të gjitha politikave për të rritur kredibilitetin e OSBE.

“Nëse doni paqe në Europë duhet të implementohen edhe elementë të tjerë. Duke monitoruar zgjedhjet dhe mbështetur reformat. Puna e OSBE-së ka qenë ngushtësisht e lidhur me njerëzit. Përsa i përket edhe vijimit të dialogut, kjo është e vetmja mënyrë për të rindërtuar besimin mes nesh. Korrupsioni dëmton prosperitetin e të gjithë rajonit, së bashku me kërcënimet e tjera. Do të luftojmë korrupsionin”, tha tutje Rama.

Lufta kundër trafikimit të qënieve njerëzore do të jetë një tjetër prioritet i OSBE nën presidencën e Shqipërisë.

Kryeministri shqiptar tha se do të luftojnë kundër të gjitha atyre që i konsiderojnë kërcënime të përbashkëta.

Back to top button