Shqipëria nuk ka plan për unifikimin e tregut shqiptar

Shqipëria prinë me eksporte të mallrave në Kosovë në vlerë rreth 130 milionë euro në vit, kurse importon nga Kosova vetëm 36 milionë euro mallra

Qeveria e Shqipërisë nuk ka platformë për unifikimin e tregut shqiptar, por është duke punuar që ta ndërlidhë tregun e saj me Ballkanin, për çka Qeveria kosovare është kundër kësaj nisme. Kjo ndërlidhje Ballkanike mundëson aderimin e një tregu që është më i madh, duke ofruar produkte shqip jo vetëm për vendin ku ato prodhohen, por edhe për gjithë rajonin.

Kështu ka thënë ministrja e Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë në Shqipëri, Milva Ekonomi, në një intervistë për KP e cila potencoi  se Qeveria shqiptare po përpiqet të marrë të gjitha masat e nevojshme për të lehtësuar punën e biznesit, për të eliminuar barrierat tregtare administrative të panevojshme në doganë. Ajo bëri me dije se 783 biznese kosovare operojnë me aktivitet aktiv në Shqipëri.

Ajo ka shtuar se të dyja Qeveritë po punojnë për të ulur këto barriera me të cilat përballen bizneset e vendeve shqiptare.  Sipas ministres, të gjitha marrëveshjet e nënshkruara  edhe në kuadër të CEFTA-s ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë kanë për qëllim lehtësimin e rritjes së këmbimeve tregtare ndërmjet  dy vendeve. Për këtë arsye kemi krijuar disa marrëveshje bashkëpunimi mes vendeve tona.

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë theksoi se bizneset nga trojet shqiptare shprehin më shumë interesim për bashkërendim të aktiviteteve me ata që janë prodhues të mëdhenj të të dy vendeve për të shkuar drejt aksioneve të përbashkëta.

Ekonomi thotë se bashkëpunimi në midis dy vendeve në fakt shikon edhe tek sektorë që kanë nevojë më shumë për dinamizëm, është sektori për prodhimin e materialeve ndërtimore dhe sektori i metaleve. Por, ajo thekson se sektori energjetik dhe minaralet janë sektor që këto dy vende kanë një bashkëpunim ndër tregtarë të konsiderueshëm. Për shkëmbimet tregtare Shqipëria prinë me eksporte të mallrave në Kosovë rreth në vlerë rreth 130 milionë euro në vit, kurse importon nga Kosova vetëm 36 milionë euro mallra.

Mallrat e shkëmbyera ndërmjet këtyre vendeve janë produkte ushqimore, pijet dhe produktet tjera të përpunuara ushqimore. Sipas ministres Ekonomi kjo tregon që tregjet shqiptare kanë nevojë për të shtuar gjithashtu produktivitetin në mënyrë që industritë të bëhen konkurrente për tregun e madhe evropian, ku ka nevojë  ende për një cilësi të prodhimit me standarde që prodhojnë vendete tjera evropiane.  Derisa ministrja Ekonomi ka folur për një bashkëpunim dhe projekt të madh energjetik, theksoi se mos funksionalizimi i Interkonjeksionit për linjën Kosovë-Shqipëri mund të jetë për çështje teknike.  Ajo tha se linja e Interkonjeksionit është e nevojshme të futet në funksion dhe të kenë qasje operatorët ekonomik nga të dyja vendet.

Mos funksioni i saj ndërlidhet edhe me pengesën e Serbisë që po i bënë Kosovës për anëtarësimin Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit (ENTSO-E).  Një sektor tjetër i rëndësishëm ku Shqipëria ka bashkëpunim të madh është edhe sektori turistik, numri i turistëve kosovarë sipas Ekonomit është në top listën e turistëve në Shqipëri, të paktën në këto pesë vjetët e fundit. Ndryshe, rritja ekonomike në Shqipëri është rreth 3.46 përqind.

 

Back to top button