Shqipëria pas tërmetit: Drejt jetës normale!

“Energjia sizmike duke rënë, sot aktivizohet fondi 1 milion lekësh të reja”

Energjia sizmike është duke rënë, andaj nuk duhet të ketë panik tek qytetarët, u tha në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë së Shqipërisë. Po ashtu, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se sot do të aktivizohet fondi prej 1 milion lekësh të reja për çdo familje të viktimave. Ministria e Arsimit ndërkaq njoftoi se mësimi në Qarkun e Durrësit nuk do të fillojë deri më 9 dhjetor, ndërsa në Qarkun Tiranë dhe Lezhë shtyhet deri më 5 dhjetor./21Media

Back to top button