Ky fond i paraparë do të shkojë në parandalimin e kancerit të qafës së mitrës gjirit te gratë dhe vajzat

Ky fond i paraparë do të shkojë në parandalimin e kancerit të qafës së mitrës gjirit te gratë dhe vajzat

Në Shqipëri për herë të parë në projekt buxhetin e 2019 për shëndetësinë është parashikuar një fond i veçantë që do të shkojë në parandalimin e kancerit të qafës së mitrës dhe gjirit te gratë dhe vajzat.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale raportoi në komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësisë teksa theksoi se programi i ri vjen si pasojë e një buxheti të konsoliduar.

“Unë do të doja të sillja disa risi të këtij projekt buxheti duke thënë në radhë të parë, që ky buxhet vijon të mbështesë të gjithë sektorin shëndetësor nëpërmjet një financimi të konsoliduar. Për herë të parë do të përfshijmë një program të ri për sa i përket programeve të parandalimit, ku për herë të parë do të përfshijmë në këtë buxhet programin e depistimit të hershëm të kancerit të qafës së mitrës për gratë. Një program për herë të parë që do të përfshihet në buxhetin e 2019 dhe do të influencojë në depistimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës. Paralelisht, duhet të them që ky buxhet do të financojë edhe programin e depistimit të hershëm të kancerit të gjirit, nëpërmjet të gjithë investimeve tashmë të bëra në spitalet rajonale si dhe nëpërmjet mamografive të lëvizshme. Ne garantojmë më shumë shërbime të parandalimit për gratë nëpërmjet buxhetit si programe të filluara dhe konsoliduara”,  u shpreh ministrja.