U hedh shorti

U hedh shorti

Sot në Nion, në selinë e UEFA-s, është hedhur shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian 2021 për kombëtaren U-17 të Shqipërisë. Kuqezinjtë në këtë “Qualifying Round” janë shortuar në grupin 2 së bashku me Italinë, Slloveninë dhe Rumaninë.

Në këtë raund kualifikues janë 13 grupe me 4 skuadra të cilat do t’i luajnë ndeshjet e tyre ndërmjet muajit tetor dhe nëntor 2020.

Shqipëria do t’i luajë ndeshjet në Rumani në datat 22, 25 dhe 28 tetor.

Dy skuadrat e para të çdo grupi dhe katër skuadrat e treta më të mira në të gjithë kualifikueset, ku 26 skuadrat e para dhe të dyta së bashku me 4 më të mirat e 13 grupeve do t’i bashkohen Holandës dhe Spanjës në Elite Raund në pranverën e vitit 2021. 15 skuadrat më të mira do t’i bashkohen Qipros për turneun final që zhvillohet në vendin ishullor.